Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Akademia dhe Shqipëria në kuptimin e saj të plotë dhe jo republikave,...

Akademia dhe Shqipëria në kuptimin e saj të plotë dhe jo republikave, apo pjesëve në republikat e Ballkanit Perëndimor

Kam qenë, mbetem dhe do të mbetem deri në frymën e fundit një prej atyre që, edhe pse ka shkruar pesëmbëdhjetë libra dhe me qindra artikuj, nuk ka kërkuar ndonjë titull shkencor, por ka ditur, di dhe me këtë shkrim do të përpiqet të vlerësojë punën shkencore të të gjithë akademikëve duke vënë në dukje, veçanërisht, “plazmën” e atyre që ndërtuan “shqiptarizmën”.

U qofshim falë të tërë atyre që e munduan shpirtin për Shqipërinë (pa dashur të ngacmoj ndonjë debat pa vlerë, por jo Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës, për atë pjesë të shqiptarëve të Maqedonisë – që nuk i jepet ende ky emër, shqiptarëve të Malit të Zi, shqiptarëve të Çamërisë).

ME PAK FJALË: TË QOFSHIM FALË ENDE O SAMI!

“Shqipëria çka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet”, si e shkrojte ZOTROTE, ende nuk bërë deri tani.

Më ngacmon debati i muajve të fundit në lidhje me reformimin e Akademisë së Shkencave dhe nuk kamdashur të bëhem pjesë e tij për arsye se kam vetëm një argument dhe është, krejtësisht, shkencor.

SHQIPËRINË DO TA BËJNË ATA QË LEXOJNË, SHRUAJNË DHE “MEJTOJNË” PËR T Ë ARDHMEN E SAJ!

Pjesa më e madhe politikës shqiptare që prej Reformave të Tanzimatit e këtej, nuk ka qenë plotësisht shqiptare, por klanore dhe familjare.

Me respektin më të madh për kontributin e mjaft bijve të shquar të familjeve të mëdha, që prej shtetarit të parë Ismail Qemal Bej Vlorës e me radhë plot e plot të tjerë, akademikët kanë ngelur të “ngrirë” në libra të historisë dhe letërsisë.

Që prej krijimit të Shtetit të Parë Shqiptar, nuk kemi ndonjë të dhënë se puna shkencore e Sami Frashërit dhe lista që vjen pas tij të jetë formuluar si ideologji kombëtare.

Edhe pse economist, kam parasysh, Vaso Çubrilloviqin (i neveritshëm për nacionalizmin, por i vlerësuar për përpjekjet e tij në Krye të Akademisë Shkencore Serbe për ta ngritur Serbinë dhe kombin serb atje ku nuk e ka merituar).

Por erdhi një ditë në ato ditë të diktaturës (për rrjedhojë të përpjekjeve të rilindasve, të nxitur dhe frymëzuar nga ata) të ngrihej një Akademi e Shkencave që përsa bëri deri në vitin 1992 nuk mund të gjykohet për arsye të sistemit.

PO SOT E KËTO NJËZET VJET ÇFARË U BË?!

Me respektin më të madh për akademikët tanë (në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës tani, ata në Maqedoni dhe Mal të Zi), unë shtroj pyetjen:

SI E MENDONI REFORMIMIN E AKADEMISË SË SHKENCAVE (TË SHQIPËRISË)?!

Me copa?

Me ndarje parcelash?

Apo … ?

Me idenë e integrimit në BE, ku duhet të shkojmë si një komb i vetëm, me të gjitha vlerat që kemi treguar, zotërojmë dhe premtojmë t’i shkëmbejmë me vlerat europiane?

Profesor Fugën (Artan) e simpatizoj. Por më erdhi keq kur pikërisht këtë natë të fundit të Tetorit 2017, përmendi (natyrisht, pa qëllim) si argument faktin se akademikët shqiptarë marrin 45 mijë lekë për kontributin e tyre, që në krahasim me vendet reth e rrotul është një pagesë e vogël pa dyshim.

Kam një tjetër argument për REFORMIMIN E AKADEMISË (SË SHQIPËRISË).

Në testamentin e Hasan Prishtinës (kur u detyrua të mbrohej në fshatin Picall pas grushtit të shtetit) mbeti ajo që një patriot i madh, largpamës dhe për mua IDEATOR i AKADEMISË (SË SHQIPËRISË) ishte, është dhe do të mbetet për politikën shqiptare dëshmia:

“PASURINË TIME IA LE SHKOLLAVE SHQIPTARE“

Në shekullin e 21, kur ende jemi kombi më i varfër në Europë,  diskutojmë për reformimin e AKADEMISË SË SHKENCAVE, bëjmë mbledhje qeverish për të bashkuar tregun shqiptar, e këso prralla me mbret, kur të tjerët shohin larg.

Nuk është e rëndësishme çështja e fondeve.

Nuk është e rëndësishme çështja e krahasimeve.

E RËNDËSISHME ËSHTË DHE DO TË JETË VETËM SA VIJON:

KUR DO TË INTEGROHEMI NË BE?

SI TË PARAQITEMI NGA ANA SHKENCORE PËR INTEGRIMIN?

ÇFARË VLERASH KEMI DHE DO TË KËMBEJMË ME PERËNDIMIN?

Pa dashur të mbivlerësoj profesionin e ekonomistit, por duke u bërë thirrje ekonomistëve, mbetem me shpresë se këtyre kryeministrave “HALIM PA ARSIM NË EKONOMI” t’u themi më në fund me guxim.

REFORMIM NË AKADEMINË E SHKENCAVE DO TË KETË KUR SHQIPTARËT TË KENË “TË HANË DHE TË PINË” SI EUROPIANËT!

Kam kaq ditë që kërkoj në internet se çfarë thotë “BOTA” për ne dhe çfarë gjej (të paktën për vitet 2016 dhe 2017, duke filluar nga Banka Botërore dhe të tjerë institucione që njohen për vlerësimet e tyre), vetëm të dhëna dhe parashikime të vakta për punësimin.

Meqenëse nuk kam ndonjë pasuri, për t’ia lënë shkollave shqiptare (REFORMIMIT TË AKADEMISË SHKENCORE), po i le (VARFËRISHT POR NDERSHMËRISHT) këto pak fjalë që thashë më lart.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: