Home KRYESORE Dafina Zeqiri rrëfehet për revistën amerikane. Ja c’thote:

Dafina Zeqiri rrëfehet për revistën amerikane. Ja c’thote:

0

Ditë më parë dha një intervistë për revistën prestigjioze amerikane “Harper Bazaar”.

Por, kjo nuk është hera e fundit që Dafina Zeqiri ka folur për mediat ndërkombëtare rreth projekteve dhe karrierës muzikore.

Ajo së fundi ka folur për “TMI”, teksa ka treguar se fillimisht nuk kishte shumë para sa të përballonte shpenzimet e studiove dhe videos rreth këngës.

Kjo kishte shtyrë këngëtaren të krijonte vetë melodi dhe i këndonte pa asnjë instrumental, kur pas shumë vitesh performanca të improvizuara, puna e saj u shpërblye.

Edhe pse pati sukses të madh në Shqipëri e Kosovë, qëllimi i saj ishte të njihej në të gjithë botën dhe tashmë ka krijuar albumin King, tekstet e së cilës janë vetëm në gjuhën angleze.

Ndryshe, Dafi ka publikuar javë më parë këngën”Told Ya “, i cili deri më tani është shikuar rreth dy milionë herë në YouTube.

Aktualisht bukuroshja është duke punuar në projekte të reja muzikore ndërsa është duke u përgatitur për një turne në SHBA./opinion.al

Share:
Reklama juaj