Home KRYESORE Dëshmoi në Prokurori për Habilajt? Reagon Elona Gjebrea

Dëshmoi në Prokurori për Habilajt? Reagon Elona Gjebrea

0

Elona Gjebrea, deputete e PS-së në Tiranë dhe ish zv. ministre ne ministrine e Brendeshme, ka sqaruar informacionet e përhapura në lidhje me një dëshmi të mundshme të saj tek Prokuroria e Krimeve të Rënda për çështjen Habilaj.

E kontaktuar nga News 24 zonja Gjebrea mohon të jetë marrë në pyetje nga Prokuroria.

“Nuk është e vërtetë që jam thirrur në Prokurori. Jam e hapur me mediat dhe prokurorinë. Nëse do më thërrasin jam e gatshme të dëshmoj”, deklaroi zonja Gjebrea pasi në media u shpërnda një lajm, sipas të cilit Prokuroria e Krimeve të Rënda, në kuadër të hetimeve për dosjen ‘Habilaj’ dhe Tahiri e kishte thirrur edhe ate meqe kishte si referneca qe gjatë kohës kur vepronte banda e Habilajve, Elona Gjebrea ka qenë zv.ministre e Brendshme.

Share:
Reklama juaj