Home KRYESORE Historia e Gandit dhe profesorit qe firmos: Idiot!

Historia e Gandit dhe profesorit qe firmos: Idiot!

0

Perktheu Elona Caslli

Kur Gandi studionte Drejtësi në një Universitet të Londrës, kishte një Profesor që quhej Peters, të cilin nuk e duronte dot, megjithatë Gandi nuk ishte nga ata tipa që frikësohej.

Një ditë Profesori po hante në mensë dhe Gandi u ul pranë tij. Profesori i tha- Zoti Gandi a e dini që një derr dhe një zog nuk mund të hanë bashkë?

-Në rregull Prof, po fluturoj larg- u përgjigj Gandi dhe shkoi të ulej në një tavolinë tjetër.

Profesori, i cili ishte tërbuar, vendosi të hakmerrej kur të vinte koha e provimit por Gandi iu përgjigj shkëlqyeshëm të gjitha pyetjeve. Atëherë Profesori vendosi t’i bënte një pyetje të fundit:

– Zoti Gandi , imagjinoni sikur po ecni në rrugë dhe gjeni një çantë ; e hapni dhe brenda gjeni pasuri dhe mençuri. Cilën prej tyre do të zgjidhnit?

– Sigurisht që pasurinë Prof.
– Unë do të kisha zgjedhur mençurinë – përgjigjet Profesori.
– Keni të drejtë Prof. Tek e fundit çdo njeri zgjedh atë që nuk ka.-ia kthen Gandi.

Profesori, i tërbuar , shkroi në librezën e Gandit fjalën – IDIOT-. Gandi e lexoi dhe u kthye mbrapsht-

– Profesor, ju keni firmosur por keni harruar të shkruani notën e provimit.

Share: