Home KRYESORE Ja sa para iu gjetën në shtëpi gjyqtarit Shkëlqim Miri

Ja sa para iu gjetën në shtëpi gjyqtarit Shkëlqim Miri

Prokuroria për Krime të Rënda ka kryer një kontroll të befasishëm mbrëmë në shtëpinë e gjyqtarit të Apelit Shkëlqim Miri. Nga kontrolli në apartamentin e Mirit në rrugën Myslym Shyri u gjetën dhe sekuestruan 174 mijë e 810 euro, 101 milion lekë dhe 1 mijë dollarë.

Detajet i ka thënë policia përmes një njoftimi zyrtar. Ajo tha se aktualisht 46 vjeçari Miri është i ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Ndalimi i tij u krye në funksion të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, për veprat penale të “Korrupsionit aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”” thuhet në njoftimin e policisë.

Share: