Home KRYESORE USHUNJËZA-FËMIJË… Nga Rita Petro

USHUNJËZA-FËMIJË… Nga Rita Petro

Nëntë muaj e fërkova barkun nga dhimbja
Dhe i lava sheshet me të vjellat e mia
E ja ku doli
I kuq i shëmtuar gjithë gjak e jargë
E ngjeshi kokën te gjiri im
Dhe i thithi dhunshëm
Thithkat e mia…
Oh…
Më rrëqethi nga kënaqësia
Më marrosi nga dashuria!

Tani je në dorën time – më tha,
Dhe, pasi më thithi gjithë qumështin
Pika – pika nisi të thithë gjakun tim
Ëndrrat e mia
Dëshirat e mia
Dashuritë e mia
Të fshehtat e mia
Pak nga pak
Më thau
Më mpaku
Më mplaku
Dhe një mëngjes më tha:
Tani është radha ime!

Share: