Home KRYESORE Video/ Tmerrohen telespektatorët, moderatorja e njohur bie pa ndjenja ‘live’ gjatë spektaklit

Video/ Tmerrohen telespektatorët, moderatorja e njohur bie pa ndjenja ‘live’ gjatë spektaklit

Miliona shikues janë tmerruar teksa kanë parë drejtpërdrejt në emision moderatoren e famshme amerikane Wendy Williams të shembet në tokë.

53-vjeçarja që ishte veshur si Statuja e Lirisë me rastin e festës së Hallouinit ndërpreu fjalën teksa u hutua, bëri një hap pas dhe u rrëzua në tokë.

Në rrjetet sociale shikuesit e tmerruar iu trembën një ataku kardiak, por pak minuta më pas Williams u rikthye në skenë duke shpjeguar se i kishin rënë të fikët.

“Nuk ishte sajesë. U rëndova nga kostumi që kam veshur dhe më ranë të fikët. Por ja ku u riktheva në skenë sepse unë nuk dorëhiqem kollaj”, tha ajo./360grade.al

Share: