Home KRYESORE Vlahutin: BE ka investuar miliona në Shqipëri, por institucionet këtu nuk funksionojnë

Vlahutin: BE ka investuar miliona në Shqipëri, por institucionet këtu nuk funksionojnë

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, ka folur me tone të ashpra për krimin e organizuar ne Shqiperi. Ajo tha se krimi ekziston në shumë vende, por institucionet janë të afta për t’i dhënë goditje të fortë, gjë që nuk ndodh në Shqiperi.

Ne ju mbështesim tha ajo, BE ka dhënë 1 milionë euro, por sërish nuk është bërë asgjë për fuqizimin e institucioneve. Presim rezultate konkrete, vijoi diplomatja europiane.

Pjesë nga fjala e Vlahutin në konferencën “Forca e Ligjit”

Ligji është i barabartë për të gjithë. Të mos ketë njerëz që shfrytëzojnë ligjin. Krimi i organizuar ekziston në shumë vende dhe nuk do t’ia dijë për asgjë, për jetën e njerëzve, por në shumicën e vendeve jepet një përgjigje e fortë nga institucionet. Këtu është dallimi, aftësia e institucioneve ta luftojnë krimin, ta ndëshkojnë. Të jesh kriminel s’do të thotë të jesh njeriu më i zgjuar, por s’ke vlera morale. Vendi juaj nuk e meriton të asociohet me njerëz të tillë. Shqiptarët janë të talentuar, të zgjuar, vendi ka shumë burime, por krimi sjell kosto tepër të madhe në shoqëri. Besoj që ky operacion do jetë hap vendimtar drejt një shteti që do luftojë krimin. Ne nuk mund të bëjmë punën tuaj për ju, por do bëjmë cdo gjë të mundemi që ju ta bëni punë sic duhet, që të ketë sukses. Ne e dimë që kjo është një betejë sfiduese dhe ju keni nevojë të tregoni rezultate të pakthyeshme. Më shumë se 1 milion euro janë investuar, por asnjë shumë parash nuk mund ta bëjë atë që mund të bëni ju me veprat tuaja./opinion.al

Share: