Home KRYESORE Aksidenti i rëndë i policëve në Tiranë!

Aksidenti i rëndë i policëve në Tiranë!

0

Dy efektivë policie u përfshinë në një aksident paraditen e sotme pranë Stacionit të Trenit në Tiranë. Nga të dhënat paraprake mësohet se një i moshuar u ka prerë rrugën efektivëve që ecnin me motorë. Për shkak të devijimit ata janë përplasur me një makinë “Benz” të parkuar dhe më pas motori është përmbysur. Aktualisht mësohet se dy efektivët janë në spitalin e Traumës në gjendje relativisht të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

*Foto nga vendi i ngjarjes

Share:
Reklama juaj