Home KRYESORE E pabesueshme! Mjekët e Urgjencës japin dorëheqjen të gjithë!

E pabesueshme! Mjekët e Urgjencës japin dorëheqjen të gjithë!

0

Si kurrë më parë, mjekët kanë paraqitur dorëheqjen në bllok. Bëhet fjalë për stafin mjekësor të Urgjencës së Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT).

Përmes një letre, drejtuar Kryeministrit dhe dhe ministres së Shëndetësisë Manastirliu ata shprehen se nuk kanë kushte pune dhe staf i cunguar mjekësor.

“Tërhiqemi nga pozicioni i punës. Nuk ka kushte pune për stafin mjekësor dhe ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar. Ka mungesë vendesh në pavianët e tjera dhe Shërbimet e tjera nuk zbatojnë urdhrat. Po paralajmërojmë sipas kodit të punës 30 ditë përpara dorëheqjen kolektive nga puna”- thuhet ndër të tjera në letrën e mjekëve, raporton BW.

Disa herë është denoncuar sidomos në median online për kushtet skandaloze të QSUT, por kjo është hera e parë që denoncimi nuk bëhet nga pacientët por nga vetë mjekët.

QSUT është drejtuar nga Ogerta Manastirlliu për 4 vite. Për punën “e mirë”, Kryeministri e bëri ministre Shëndetësie dhe në vend të saj, në Maj të këtij viti emëroi ish-drejtorin e TCH, Enkel Joti, i cili është drejtor aktualisht.  /Opinion.al

Share:
Reklama juaj