Home KRYESORE Shqipëria mbytet, zero aftësitë e rilindjes për të reaguar

Shqipëria mbytet, zero aftësitë e rilindjes për të reaguar

0

Nga Azem Parllaku

Teksa i gjithë vendi është përmbytur, Qeveria nëpërmjet medias së kontrolluar prej saj, vijon të bëjë propogandë. Siç ndodh rëndom në të tilla situata, edhe Ministria e Mbrojtjes, lëshohet në garë për të fituar edhe ajo pikët justifikuese.

Ministrja Xhaçka virtualisht u bën apel të gjithë qytetarëve, veçanërisht në zonat e prekura nga reshjet, që të ndjekin udhëzimet që u jepen, dhe do të vazhdojnë t’u jepen nga zyrat e emergjencave civile, pranë prefekturave dhe bashkive përkatëse. Një paradoks ky, kur e mendon se çfarë përgjegjësi mbajnë Forcat e Armatosura në të tilla raste, aq më tepër sot, kur Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, i është ngjitur në strukturë Ministrisë së Mbrojtjes.

ZGJIDHJA forca politike e drejtuar nga Koço Kokëdhima që me 9 nëntor i kërkoi me ngulm Qeverisë që, të merrte masa urgjente dhe të gjithëanshme për të përballuar emergjencat. Xhaçka e rilindjes thotë se tre ditë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, tanimë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, përmes një shkrese zyrtare ka porositur në mënyrë të veçantë, të gjithë prefektët e qarqeve, drejtuesit e bashkive, drejtuesit e institucioneve qëndrore rajonale dhe vendore, për marrjen e masave urgjente për përballimin e çdo situate emergjence, si dhe sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit.

Thjeshtë një shkresë, asnjë plan të detajuar nuk kanë Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm, dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave. ZGJIDHJA ka rearguar në lidhje me situatën e krijuar duke theksuar se, Qeveria gjithmonë ka qëndruar indiferente ndaj të tilla situatave dhe po qëndron kështu edhe këtë herë. Analizat na çojnë në përfundimin mjerues se, Ministria e Mbrojtjes nuk është në gjendje të bëjë asgjë për t’u shkuar në ndihmë qytetarëve shqiptarë në zonat e përmbytura.

Pa burimet e nevojshme njerëzore, pa mjetet logjistike, pa një plan të mirëfilltë operacional, Mbrojtja do të shpërndajë shkresa, duke u dëshmuar se e ka konsumuar përfundimisht misionin për të menaxhuar situatat emergjente. Grupit të planizimit dhe vendimarrjes ushtarake për raste të tilla u është shterruar çdo ide. Të ëndërrosh një projekt dhe reagim të vërtetë nga Mbrojtja, është sikur t’i themi Agjensisë Ajrore Amerikane të Hapsirës:

Na liro vendin se do të shkojmë ne, shqiptarët, të parët në Mars. Tani për tani, e ndoshta për një dhjetë vjeçar, në Shqipëri nuk ka asnjë potencial për të menaxhuar një situatë kritike. Kryemininistri, kryerilindasi me “rilindjen” e vet me të ardhë në pushtet përgjatë më shumë se një legjislature, nxori nga karantina krimin “e oprimuar” nga politika dhe opinioni, e thirri atë të bënte politikë e shtet për shqiptarët krah për krah me Partinë e majtë Socialiste. Institucionet e shtetit, drejtoritë e rilindjes asnjëherë nuk u dëshmuan të gatshme për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve sa herë janë përmbytur, apo janë bllokuar në darën e acarit. Ndryshe rilindja do të mbahet mend për aleancat e saj me krimin.

Aleat në Kuvendin e Shqipërisë, 19 paralametarë rilindas me precedentë kriminalë. Aleat në bashkëqeverisje; shih vetëm majën e ajsbergut të zbardhur nga të huajt. Aleat në kryerjen e reformës në Policinë e Shtetit; krimi nën uniformë me stemën Republikës në ballë duke mbjellë krim ne gjithë Shqipërinë. Aleat në Pushtetin Vendor; shih kategorinë Rosh e Vangjush dhe vangjushërit e tmerrshëm deri tek “parlamentarët” e pushteteve vendore.

Aleat në media kur të investigohet financimi i mediave nga mbitaksimi i shqiptarëve, do të shohim çudira. Aleat në shkatërrimin e të vetmit “armik” Shqipëria, ekonomia e saj reale, resurset natyrore, shoqëria civile, zërat kritikë. Tani kryeministri, ministrat dhe drejtorët rilindas në rrethim kriminal, bëjnë shkresa dhe mbajnë sytë nga qielli.

Bëjnë shkresa dhe thjeshtë njoftojnë shtypin, për cfarë ndodh në shtëpinë tonë të përbashkët që nëkupton se “rilindja socialiste” nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë, ose i ka bërë keq. E gjithë retorika e Kryeministrit “pa detyra”, të kujton ish-nxenësit e llastuar për biografinë e mirë që nuk i’a shkrepnin fare në matematikë, të cilët në vend të “ç.d.v-së, fillonin të tirrnin; “Nën udhëheqjen e partisë kam bërë keshtu e ashtu, dhe mësuesi duhej ta dëgjonte deri në fund sepse edhe pse në matematikë, nxënësi ishte korrekt politikisht.

Dhe çfarë bëjnë Xhaçka e Premçi? Mbi syprinën e podiumit, nuk e hapin fare fletoren e “korrigjuar” të detyrave të shtëpisë, ndoshta edhe nga turpi. Sepse çfarë t’u shohësh “marrinave dhe zhgarravinave”, pas korrigjimit. Në vend të saj, hapin fletoren e “arritjeve” dhe brenda ligjëratës së rrafshët pohojnë se kjo situatë e re e krijuar në vend, lidhet me fuqinë e madhe të reshjeve gjë që Ju populli e keni konstatuar.

Sot besoj do të mungojë fjalimi pompoz i kryeministrit katranjoz, i cili jovetëm i ka të gjitha notat negative të lëndëve e kërkesave të ushtrimimeve, po edhe atë të sjelljes; “politicaly correct”. Ndërsa nesër kur Zoti të tregohet i mëshirshëm me shqiptarët, kryeministri do të vazhdojë prapë t’u fryjë me fjalë pompoze mikrofonëve, edhe pse i tredhur keq nga mbrapshtitë e veta dhe të “skuadres”.

Share:
Reklama juaj