Home KRYESORE 105 vjetori i Policisë së Shtetit/ Dritan Demiraj: Ja sfida kryesore që...

105 vjetori i Policisë së Shtetit/ Dritan Demiraj: Ja sfida kryesore që kanë uniformat blu…

Nga Dritan Demiraj

Sot është 105 vjetori i themelimit të Policise së Shtetit, një prej institucioneve më të rëndesishme që ka shërbyer për të garantuar sigurinë, rendin dhe paqen e brendshme të shoqërisë sonë.

Së pari dua të shpreh mirënjohjen pakufi për të gjithë ata oficerë të policisë që kanë rënë në krye të detyrës. Nderim për mijëra punonjës policie për të gjithë kontributin e dhënë në dekada.

Policia e Shtetit ka kaluar në faza arritjesh dhe dështimesh të mëdha. Sot policia shqiptare ka një sfidë te madhe për të kontrolluar territorin, në mënyrë më të integruar dhe me standarte perendimore. Sot policia shqiptare ka nevojë të depolitizohet, te përmirësojë infrastrukturën e saj, pagat, pajisjet, burimet e njerëzore dhe jo propagande boshe dhe shfaqje televizive qe si sherbejne misionit te saj.

Sot në 105 vjetorin e saj, Policia e Shtetit, ka një betejë te forte për të fituar me familjet mafioze, krimin e organizuar dhe trafikantët e lëndëve narkotike. Padyshim qe kjo e fundit eshte një ndër njollat më të rënda që i është vendosur asaj nepermjet përfshirjes se një numri te madh efektivesh drejtues se policise në trafikun e lëndëve narkotike gjatë viteve të fundit.

Pavarësisht vështirësive në të cilat ajo ka kaluar, kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe lind nevoja qe kete fenomen te paprecedente ta çrrënjosim nga Policia e Shtetit në mënyrën me të shpejtë dhe të vendosur. Tashme shenja e pare u dha duke filluar me drejtuesit me te larte te saj.

Te nderuar kolege te Policise se Shtetit!

Ju do të keni gjithmonë mbështetjen time morale dhe profesionale për arritjen e sukseseve të reja. Ju uroj gezuar festën të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe famikjeve Tuaja qe ju mbeshtesin cdo dite. DD

Share: