Home KRYESORE Hakmarrje?! Ja çfarë i bën Arta Marku, bashkëshortit te prokurores që e...

Hakmarrje?! Ja çfarë i bën Arta Marku, bashkëshortit te prokurores që e paditi

Pak minuta më parë në media u publikua lajmi për padinë ndaj Prokurores së Përkohshme Arta Marku, e cila u krye nga ish drejtoresha për marrëdhëniet juridiksionale në Prokurorinë e Përgjithshme Rovena Gashi.

Por duket sikur “kundërpërgjigja” nuk ka vonuar shumë, pasi Arta Marku ka larguar nga detyra bashkëshortin e Rovena Gashit, drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina.

Gina ishte komanduar në këtë post në vitin 2016 nga ana e ish kryeprokurorit Llalla, dhe largimi i tij është njëri ndër lëvizjet e shumta që ka kryer Arta Marku, Prokurorja e Përkohshme e Shqipërisë.

Dritan Gina pritet që të dalë në një konferencë për shtyp këtë të martë për të shpjeguar pozicionin e tij, ndërsa emërimi i tij zyrtar rezulton të jetë në Prokurorinë e Tiranës (komandimi është bërë nga Llalla në 2016)./360grade.al

Share: