Home KRYESORE Kopshtari e ka gjithmonë fajin… Nga Alessandra Racca

Kopshtari e ka gjithmonë fajin… Nga Alessandra Racca

 

Ishe si një kaktus

të cilit përpiqesha t’i shpjegoja

katër stinët.

 

Isha si një trëndafil

që ti përpiqeshe ta bindje,

se pak ujë mjafton.

 

Të mbjellë në të njëjtën vazo

kopshtari ynë

një i çmendur

një sadist

një ëndërrimtar

apo thjesht një njeri

i hutuar

nga dashuria.

Share: