Home KRYESORE Mendoj se ka ardhur KOHA për një RILINDJE JO RAMIANE POR INTELEKTUALIANE.

Mendoj se ka ardhur KOHA për një RILINDJE JO RAMIANE POR INTELEKTUALIANE.

0

Nga Kasem Seferi

Saimir Rrustemi dhe thirrja e tij si një rreze Dielli që çan terrnajën e shqetësimeve të shoqërisë shqiptare

O ZOT!

TË LUTEM TË NA NDIHMOSH TË KEMI TË TILLË INDIVIDË GJITHNJË E MË SHUMË!

BËJE TË MUNDUR!

Sepse SHQIPTARIT i ka ardhë shpirti në majë të hundës.

I nderuar dhe mos qofsh i harrur Pashko Vasa (Vaso Pasha)! Të kërkoj ndjesë atje në atë dhe ku treten eshtrat e tua, përsa po përpiqem të argumentoj në lidhje me poezinë “tande”: “O MOJ SHQYPNI”, duke përzgjedhur, qëllimisht, vargjet:

O mos Shqypni e mjera Shqypni!

Kush të ka qit me krye në hi?!

Dhe a e dini pse?

Për arsye se “Shqypnia“ ende “asht me krye në hi“.

Pa shtyllë kurrizore, pa karakter, pa dinjitet, pa … “bythë“, individë që tjetërsohen nga pushteti (analizuar dhe vënë në shoshën e thënieve të të madhit Abraham Lincoln, Presidentit më të ndriçuar amerikan, për sa bëri duke dhënë edhe jetën kundër interesit të vogël, veçanërisht, pasuror), nuk arrijnë ta kuptojnë thirrjen e një “POLICI“ që mesa duket, sikundër edhe të tjerë në historinë e dhimbshme të kombit tonë, e ka kuptuar filozofinë VASOPASHIANE në këto momente KYÇ të HISTORISË DHE SË ARDHMES SË KOMBIT TONË.

REVOLUCION?

KRYENGRITJE?

PROTESTË?

PO!

Por, a do të jetë protesta një “valë deti” politike e rradhës?!

Do të kemi, sërishmi, një takim kokë më kokë (tashmë) Basha – Kryemadhi (jo Kokëmadhi) – Rama?!

Do të kemi një Drejtor të Përgjithshëm Policie që mendon si Zoti Rrustemi?!

Do të kemi një Prokuror/Prokurore të Përgjithëm/Përgjithshme me Vetting dhe me pëlqimin e të gjithë palëve?!

Do të kemi institucione të plotë (dhe jo sakatë) që janë bërë si “Krushqit e ngrirë” të Kadaresë?!

Do të kemi … ?!

Do të kemi ende shpresë, apo … t’ia mbathim në këmbë drejt Europës si një risi biblike?!

Mendoj se ka ardhur KOHA për një RILINDJE JO RAMIANE POR INTELEKTUALIANE.

Të provojnë njëherë INTELEKTUALËT E VËRTETË TË PROTESTOJNË NË SHESH.

Të shohim se çfarë kupton, ndjen, jeton dhe mbështet qytetari shqiptar i mbajtur në terrin informativ, në “modelimin” e pjerdhur tashmë të “ANALISTËVE” dhe të shohim se si dhe sa një THIRRJE ZEMRE si kjo e ZOTIT RRUSTEMI PËRJETOHET ndër qytetarët e thjeshtë që Abraham Lincoln i quan të shumtë por më të mirë se pakica tjetër.

Qytetarët shqiptarë nuk kanë frikë.

Qytetarët shqiptarë janë të keqdrejtuar, me kahje të gabuara dhe të përdredhura nga interesa të vogla që nuk i lenë ta shohin të vërtetën ashtu siç është.

Kasem Seferi

Share:
Reklama juaj