Home KRYESORE Ngacmimet në Hollivud, Eliza Dushku: Jam abuzuar seksualisht që kur isha 12...

Ngacmimet në Hollivud, Eliza Dushku: Jam abuzuar seksualisht që kur isha 12 vjeçe

Në një reagim të gatë në profilin e saj në Facebook, ajo rrëfen një ngjarjet e dhimbshme që ka lënë gjurmë të errëta në jetën e saj, abuzimin seksual që i është bërë nga përfaqësuesi i saj që në moshën 12 vjeçe, kur ajo ishte pjesë e filmit “True Lies”.

“Kur isha 12 vjeç, ndërsa filmoja “True Lies”, jam abuzuar seksualisht nga Joel Kramer, një nga koordinatorët kryesor të Hollivudit”, nis ajo rrëfimin e saj.

Dushku flet për herë të parë për abuzimin seksual që kishte bërë një prej njerëzve që në fakt duhet të ishte mbrojtësi i saj, por që u kthye në një mostër të vërtetë. Ajo thotë se i kishte treguar për ngjarjen disa miqve dhe familjarëve, pro asokohe askush nuk e merte guximin të dilte hapur kudër fenomenit.

Pas 25 vitesh Eliza ka kujtuar skenën e traumatizuese për një fëmijë të moshës 12 vjeç, që ëndërr kishte të bëhej një aktore falë punës dhe mbështetjes së familjes.

Dushku shkruan se Kramer, i cili asokohe ishte 36 vjeç kishte arritur që të mashtronte prindërit e saj duke bërë të besueshëm faktin se ai do të ishte një mentor në rrugën e bukur të aktrimit, por ajo natë në Miami u kthye në ditën më të zezë të jetës për aktoren me orgjinë shqiptare.

Pas një rrëfimi të dhimbshëm Eliza Dushku shkruan se pas tregimit të kësaj historie, që atë e ka lënduar për gjithë këto vite karrierë dhe nuk ka patur guximin të flasë tashmë do të nisë fillimi i një qetësie të re duke e ditur se abuzuesi  Kramer është denoncuar publikisht dhe nga shumë emra të njohur të Hollivudit.

 

Share: