Home KRYESORE Pasqyrat… Nga Mevi Rafuna

Pasqyrat… Nga Mevi Rafuna

0

Pasqyrat
I urrej pasqyrat
dua të jem e përjetshme,
se kam frikë vdekjen,
më tmerron harrimi.
I urrej pasqyrat
sa herë shikohem në to,
pa dashur kryqëzohem
me shpirtin tim.
Heshturazi mi përçon,
të fshehtat e qenies time.
Shpirti im kërkon shumë.
Eh si të përmbushem
kur çdo gjë është aq delikate,
dhe thehet lehtë
ashtu si pasqyrat.

Share:
Reklama juaj