Home KRYESORE Vlorë, pallati i vjehrrit të Bashës Strasburgu: 13 mln € pronarëve

Vlorë, pallati i vjehrrit të Bashës Strasburgu: 13 mln € pronarëve

0

Pallati u shemb nga INUK në 2013 sot Gjykata e Strasburgut ka shpallur fajtor shtetin shqiptar për prishjen në Vlorë më datë 4 dhjetor 2013 të pallatit të ndërtuar nga Xhafer Isufi, vjehrri i kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Padia e Isufit dhe 18 personave të tjerë që kishin blerë banesa në këtë pallat është pranuar nga gjykata. Gjykata e Strasburgut në vendimin e publikuar paraditen e kësaj të enjte i dëmshpërblen 19 paditësit me 13 milion euro në total.

Gjyqtarët e Strasburgut kanë arritur në përfundimin se shteti shqiptar është përgjegjës për shkeljen e disa neneve të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut.

Sipas vendimit të Strasburgut, shteti shqiptar ka 3 muaj kohë për të paguar dëmshpërblimin prej 13 milion euro pronarëve të pallatit.

Share:
Reklama juaj