Home KRYESORE Vritet në atentat Oliver Ivanoviç, lideri i serbëve në Veri të Kosovës!

Vritet në atentat Oliver Ivanoviç, lideri i serbëve në Veri të Kosovës!

Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) në Kosovë, Oliver Ivanoviç, është sulmuar mëngjesin e së martës me armë zjarri. Lajmin e ka konfirmuar Ksenija Bozhoviç nga SDP dhe sipas saj, sulmi ka ndodhur para zyrës së Ivanoviç.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar rreth kësaj ngjarjeje. Gazeta Metro njofton se lideri i serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç, i dyshuar dhe gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës, është vrarë në pjesën e Mitrovicës ku jetonte.

Ai ka marrë 4 plumba në një atentat të organizuar, ndërkaq ka ndërruar jetë pas disa minutash në spitalin e Mitrovicës në veri.

Share: