Home KRYESORE Inva Mula shpërthen për çështjen e teatrit. E turpshme gjendja e artistëve!

Inva Mula shpërthen për çështjen e teatrit. E turpshme gjendja e artistëve!

Çështja e Teatrit Kombëtar është kthyer në një nga diskutimet më të forta në Shqipëri. Reagime të ndryshme sa vijnë e shtohen, ndërsa i fundit vjen nga sopranoja me famë botërore Inva Mula. Gjatë një konference soprano e ka konsideruar të turpshme situatën në të cilën jetojnë artistët në Shqipëri në vitin 2018.

Ndër të tjera ajo është shprehur që nuk e njeh projektligjin, por e gjithë kjo meriton një transparencë.

“E mirë”, por jo në nivelin që duhej të kishte, po them teatër kukullash i vetëm teatër që ka ngelur. Nuk ka teatër në Shqipëri. Keni shkuar në Akademi? Nuk ulesh dot është e rrjepur, është e turpshme në Shqipëri në vitin 2018 të jetohet me këto kushte për një artist, por edhe për një spektator që të shijojë një spektakël.

Pse duhet ta bëjmë ne koncertin në pallat kongreseve. Ai është për mbledhje. Pallatin e Kongreseve duhet ta sistemojmë, shtojmë, kamuflojmë, të krijojmë ambientin për të bëtë spektaklin. Bëhet opera Carmen në pallat të kongreseve, një vepër e shkëlqyer. Pyeteni Vikenën se çfarë ka hequr për të bërë një shfaqje? (jam ftohur-kthen përgjigje Vikena). Ka dalë me bronkopneumoni. E kuptoni artistët shqiptar të punojnë në kushte që nuk e meritojnë.

Ky vend duhet ta fillojë nga kultura se është e vetmja pasqyrë e bukur dhe e pastër. Është i vetmi eksport i pastër shqiptar kudo në botë vetëm nga artistët. Është e dukshme, e prekshme që ti konfrontohesh me këto artistë të mëdhenj. Kemi artistët tanë të shkëlqyer që perfomojnë kudo në botë. Të mos ketë Shqipëria Teatër? Unë nuk e njoh këtë projektligjin dhe as nuk ma ka varur njeri(më fal që po flas kështu), por gjërat duhet të dalin të vërteta, të mos kamoflohen. Të dalin ashtu siç janë”, – ka theksuar sopranoja Mula.

Share: