Home KRYESORE E dhimbshme, studentja e arkitekturës nuk ja del në luftë me leuçeminë

E dhimbshme, studentja e arkitekturës nuk ja del në luftë me leuçeminë

0

Miqtë dhe shokët e saj nuk kanë arritur ta shpëtojnë 22-vjeçaren Anxhela Nocka, pavarësisht përpjekjeve. Studentja e arkitekturës, e cila një vit më parë u bë pjesë e vëmendjes dhe apelit për ndihmë, të ngritur nga shokët dhe të afërmit e saj nuk ja ka dalë.
Studentja e vitit të katërt të arkitekturës u prek në mënyrë të befasishme nga leucemia akute në janar të vitit 2017, ndërsa mundësitë ekonomike për të luftuar këtë sëmundje nuk ishin të mjaftueshme.

04

Nisma e studentëve të Arkitekturës “Bëje për Anxhin”, që përfshiu organizimin e dhjetëra aktiviteteve të bamirësisë, shënoi një rast unik që bashkoi mijëra qytetarë të thjeshtë, biznese private dhe institucione shtetërore, në një aksion të përbashkët humanitar që mundësoi qëndrimin e saj 1-vjeçar në një qendër të specializuar në Budapest të Hungarisë.

Por me gjithë përpjekjet për ta mbajtur në jetë, Anxhela është larguar nga jeta mbrëmjen e djeshme në spitalin e Budapestit, ku po mjekohej.

Ceremonia mortore për t’i dhënë Anxhela Nockës lamtumirën e fundit do të zhvillohet në ditët që vijnë, pasi trupi i saj të mbërrijë në Shqipëri./opinion.al

Share: