Home KRYESORE Ambasadori i SHBA: Peshku i madh i kokainës është Arbër Çekaj!

Ambasadori i SHBA: Peshku i madh i kokainës është Arbër Çekaj!

0

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka komentuar për here të parë kapjen e 613 kg kokainë në Shqipëri. Duke qenë se ai vete personalisht kishte folur për kapjen e peshqeve të mëdhenj nis nga Janari, televizioni “News e 24” e ka pyetur: A mund të konsiderohet peshk i madh, Arber Cekaj, pronari i kompanisë ku u gjet lënda narkotike?

-Donal Lu është përgjigjur: Arbër Cekaj nga çdo këndvështrim është peshk i madh.

Pyetje:z. Lu, Arbër Cekaj ka thënë se ai nuk është një “peshk i madh”? A mendoni ju se ai është i tillë?

Lu: Nga çdo këndvështrim, Z. Cekaj është një peshk i madh. Kompania e tij importoi një ngarkesë bananesh që përmbante sasinë më të madhe të kokainës në historinë e Shqipërisë. Ai është hetuar më parë për trafikim kokaine nga prokurorët shqiptarë. Ne përgëzojmë punën e prokurorëve të Krimeve të Rënda që kërkuan urdhër arrestin për Z. Cekaj. Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimesh të ngjalave dhe injorimi të peshqve të mëdhenj. Kjo gjë merr fund sot. Ne i bëjmë thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të gjejnë Z. Cekaj dhe ta dorëzojnë atë përpara drejtësisë.

Share:
Reklama juaj