Home KRYESORE “Bomba” e avokatit: Në Durrës nuk erdhën 613 kg kokainë, por ishte…

“Bomba” e avokatit: Në Durrës nuk erdhën 613 kg kokainë, por ishte…

0

Avokati Genc Gjokuataj, në studion e 360gradë, të Artur Zhejit, në Ora News shprehet se ishte në interes të Ramës, që operacioni i kapjes së 613 kg kokainë të deklarohet se është punë vetëm e autoriteteve shqiptare.

“Nëse Kryeministri dhe qeveria e ka realizuar vetë operacionin tregon që ka patur një angazhim. Nëse thotë që është bërë në bashkëpunim me të tjerët, tregon që ke qënë në ndjekje”, tha Gjokutaj.

Avokati shton se me rastin në fjalë kemi të bëjmë me një dorëzim të kontrolluar.

Sipas Gjokutajt nuk ka ardhur 613kg kokainë, por kjo është hapur në Livorno dhe është futur sa për monstër.

“Në rastet e dorëzimit të kontrolluar, nuk mund të dërgohet sasi aq e madhe kokaine, prandaj droga zëvendësohet me materiale të ngjashme.”Erdhi antidroga italiane të dedektojë 613 kg kokainë e most a kapi, pse bëhet kjo? Kjo bëhet që të vijojë rrugën, për t’u krijuar përshtypja se ngarkesa është brenda”, përfundon ai.

Nga ana tjetër, gazetari Roland Qafoku duke cituar një specialist, thotë të kundërtën.

“Një specialist më thotë: Dorëzim i kontrolluar do të thotë që vendoset mjet përgjues në ngarkezë, dhe kuptohet ku është kontenieri, jo se zëvendësohet”, shprehet gazetari.

Share: