Home KRYESORE Imami nuk pranon propozimin e Bashës për tu bërë pjesë e grupit...

Imami nuk pranon propozimin e Bashës për tu bërë pjesë e grupit të punës

0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami, të enjten, në mbledhjen e Kryesisë ka kundërshtuar propozimin e kryetarit Lulzim Basha, për të qenë pjesë e grupit të punës për ndryshimet statuore.

Menjëherë pas këtij propozimi, Arben Imami, e ka refuzuar propozimin e Bashës, duke deklaruar se nuk është për grupe pune, si dhe ka kërkuar vendosjen e një emri tjetër në vend të tij.

“Nuk jam për grup pune, vendos dikë tjetër në vendin tim,”- mësohet t’i jetë përgjigjur Imami Bashës pas propozimit të tij.

Kryetari Basha ka bërë propozimet e tij në mbledhjen e kryesisë së PD:

“Pikëpamjet e mia ju i dini. Çdokush që ka dëshirë të kontribuojë të ketë hapësirën totale të kontribuojë në proces. Të papenguar nga asnjë pengesë të asnjë forme, qoftë edhe statuore.

-të paraqitet për vendimmarrje çdo kontribut për fuqizimin e PD

-të caktojë kohë të mjaftueshme që propozimet të shqyrtohen

-të ngrihet një grup proaktiv që për një periudhë dyjavore të mundësojë kontakt direkt me ata që dëshirojnë të kontribuojnë.

-t’i shqyrtojmë propozimet bashkë me sekretariatin ligjor dhe te kemi nje vendimmarrje.

Ky grup pune të përbëhet nga nënkryetarët Paloka, Spaho, sekretari përgjithshëm, Ristani, sekretaret Bozdo, Kadilli, anëtarët e kryesisë Malko e Imami”.

Share: