Home KRYESORE Kina “voton” për President të përjetshëm!

Kina “voton” për President të përjetshëm!

0

Kina është e vendosur të miratojë heqjen e “barrierave” për mandatin e Presidentit, një masë e cila do të lejojë në mënyrë efektive që Xi Jinping të mbetet si president përjetë.

Ndryshimi është pjesë e një sërë ndryshimesh kushtetuese që pritet të miratohen nga takimi vjetor i Kongresit Popullor të Kinës të dielën.

Kina kishte vendosur një mandat dyvjeçar që prej vitit 1990.

Xi, megjithatë, sfidoi traditën e paraqitjes së një pasuesi të mundshëm gjatë Kongresit të Partisë Komuniste të tetorit.

Në vend të kësaj, ai e konsolidoi pushtetin e tij politik, ndërsa partia votoi për të ruajtur emrin dhe ideologjinë politike në kushtetutën e partisë – duke e ngritur statusin e tij në nivelin e themeluesit të saj, Mao Ce Dunit.

Në fund të shkurtit, partia propozoi heqjen e kufijve afatgjatë nga kushtetuta e Kinës. Presidentit aktual pritej t’i mbaronte mandati në vitin 2023./Opinion.al

Share:
Reklama juaj