Home KRYESORE Mbyllja e syve nuk të ndihmon … Nga Haruki Murakami

Mbyllja e syve nuk të ndihmon … Nga Haruki Murakami

BWT1HY Haruki Murakami, writer, novelist and essayist. Tokyo, Japan.

Përktheu Elona Caslli

Nuk duhet t’i mbyllësh sytë. Nuk ndryshon asgjë. Gjerat nuk zhduken se ti mbyll sytë. Përkundrazi , po i mbylle sytë,do të shohësh që kur t’i hapësh përsëri, gjërat do të jenë përkeqësuar akoma më shumë.
Kjo është bota ku jetojmë, Nakata. Duhet t’i mbash sytë hapur. Matufët i mbyllin sytë. Frikacakët nuk e shohin dot në sy realitetin.
Teksa ti mbyll sytë dhe zë veshët me duar, koha kalon.
Tik-tak-tik-tak.
Sot është e hënë dhe jemi pushim.
Edhe vetë biblioteka, që është një vend shumë i qetë edhe kur është hapur, po ta shohësh në ditët e pushimit, të mbyllur, do të kuptosh se mbizotëron një qetësi të tepruar.
Duket si vend i harruar nga koha, ose më mirë, si një vend që e mban frymën brenda, me shpresën se koha nuk do ta vërë re ekzistencën e tij.

Share: