Home KRYESORE Merkel, zgjidhet për herë të katërt Kancelare e Gjermanisë

Merkel, zgjidhet për herë të katërt Kancelare e Gjermanisë

1
0
SHARE
Chancellor Merkel welcomes G7 heads of states shortly before the summit's official start

Angela Merkel është zgjedhur sërish Kancelare e Gjermanisë, duke siguruar kështu mandatin e saj të katërt .

Parlamenti gjerman, Bundestagu, ka konfirmuar Angela Merkelin si udhëheqësen e ardhshme të vendit, shkruan ??DW?.

Merkel do të qeverisë në një koalicion të madh me Social Demokratët.

Zgjedhja e Merkelit nga parlamenti i dha fund 171 ditëve të pritjes pas zgjedhjeve që u mbajtën më 24 shtator 2017.

Merkel u zgjodh nga votat e deputetëve të CDU-CSU, partia e saj saj konservatore dhe partnerët e saj të koalicionit, Partia Social Demokratike (SPD).

364 anëtarë të Bundestagut votuan për Merkel, ndërsa 315 votuan kundër saj. Kishte nëntë abstenime.

Konservatorët e Merkelit fituan zgjedhjet e shtatorit, duke marrë 33 përqind të votave, përpara SPD me 20.5 përqind.

Merkel, tani 63-vjeç, do të nisë mandatin e saj të katërt si kancelare gjermane dhe të tretën si udhëheqëse e një koalicioni të madh.

Share: