Home KRYESORE Mustafaj: Basha i paaftë për të bërë analizë në PD, Patozin e...

Mustafaj: Basha i paaftë për të bërë analizë në PD, Patozin e provokoi

0

Analisti dhe ish-ministri i PD, Besnik Mustafaj ka komentuar mbledhjen e Kryesisë së PD si dhe situatën në selinë blu. Mustafaj tha se mbështet tentativat për ngritjen e PD, por sipas tij Basha është i paaftë të bëjë një analizë serioze dhe për të bashkuar kontribuuesit e të djathtës.

“Kryetari mund ta caktojë vetë datën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, pa pasur mundësinë të mbledhë Kryesinë. Unë jam anëtar i PD dhe mbështes tentativat për ngritjen e PD. Basha mendoj se është i paaftë për të bërë një analizë serioze dhe për të krijuar instrumentet e duhura për të bashkuar kontribuuesit. Mendoj se nuk po tregon aftësitë e liderit”- tha Mustafaj.

Besnik Mustafaj është pyetur edhe për replikat në distancë mes kreut të PD me Astrit Patozin. Ai tha Basha ngacmoi i pari në mëyrë provokative, ndërsa sipas tij ka hapësirë për të krijuar parti brenda të djathtës.

“Basha e ngacmoi Patozin në mënyrë povokative. Unë nuk di që Bode dhe Patozi të ketë lidhje me Aqif Rakipin. Më pas Patozi u përgjigj ashpër. Besoj se të dy ekzagjeruan me replika. Unë mendoj se ka hapësirë për të krijuar një parti të re, por varet se kush e krijon. Nëse i respekton njerëzit dhe i rri punës në kokë unë jam i bindur që njerëzit të ndjekin. Por me Facebook nuk bëhet partia, pasi e kanë provuar Genc Pollo e Ben Blushi dhe nuk ja kanë arritur. Lëvizja e e Patozit nëse është për ego nuk prodhon gjë”- tha Mustafaj

Share:
Reklama juaj