Home KRYESORE Në spital për të takuar Tahirin? Rama: Shkova se vuaj nga…

Në spital për të takuar Tahirin? Rama: Shkova se vuaj nga…

Edi Rama i ftuar në News 24 ka mohuar aludimeve për një takim me Saimir Tahirin në ambientet e spitalit privat.

Kryeministri duke i quajtur publikimet e Sali Berishës, gënjeshtra, dhe akuzon mediat për transmetim të fjalës së Berishës.

“E publikoi Sali Berisha. Ju nuk duhet t’i publikoni pa verifikim”, tha Rama.

“Kam qënë në spital, tek një miku im shumë i mirë, mjek, i cili njeh problemin tim, që kam një problem me nervin shiatik. Pse duhet të shkoj në spital për të takuar Saimir Tahirin? Nuk mund të quhet një e vërtetë kur dikush hedh diçka. Ka ardhur koha t’i vihet fre kësaj maskarade”, shprehet Rama.

Share: