Home KRYESORE Përgjaket Fieri, dy burrat që u përleshen me grabitësit qëllohen në kokë

Përgjaket Fieri, dy burrat që u përleshen me grabitësit qëllohen në kokë

Tre grabitje janë shënuar ditën e sotme në vend. Ngjarja më e rëndë në Fier, ku gjatë një grabitje kanë mbetur të plagosur rëndë dy burra.

Rreth orës 11:00 të ditës së sotme 2 persona të armatosur hynë në një pikë të këmbimit valutor. Pronari i pikës valutore dhe shoku i tij, u përleshën me grabitësit të cilët i qëlluan me armë duke i lënë të plagosur. Policia ka reaguar me shpejtësi duke vënë në pranga dy grabitësit si dhe personin e tretë që i shoqëronte me makinë. Ngjarja ndodhi perballe gjimnazit ‘Janaq Kilica’, ne mes te Fierit.

Sipas te dhenave te para mesohet se i plagosur mbeti shtetasi Gëzim Hoxha, 64-vjec, pronari i pikes se kembimit valutor dhe Agur Vrenozi 53-vjec qe nderhyri ne kohen e grabitjes.

Po sot, në orët e para të ditës, rreth 04:00 u regjistrua një grabitje në një biznes privat në zonën e autostradës Tiranë-Durrës. Grabitësit, pasi kanë neutraliziuar rojen e objektit, kanë tentuar të vjedhin kasafortën e një filiali banke. Policia pas njoftimit për këtë ngjarje ka nisur hetimin për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Ndërsa gjatë natës, është dhunuar dhe grabitur banesa e një kambisti në Delvinë. Persona të maskuar jane futur ne banesen e Muslim Osmani, 70-vjec. Ata e kane dhunuar e kane lidhur dhe me pas i kane grabitur nje shume te konsiderueshme parash, por ende nuk behet e ditur sasia. Vajza e tij, e ardhur keto dite nga Korca ne Delvine, eshte hedhur nga dritarja per ti shpetuar grabitesve. /Opinion.al

Share: