Home KRYESORE Presidenti Meta nga Azerbaxhani: Kosova dhe Serbia mund të gjejnë gjuhë të...

Presidenti Meta nga Azerbaxhani: Kosova dhe Serbia mund të gjejnë gjuhë të përbashkët

0

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në një deklaratë të dhënë për televizionin “N1” gjatë Forumit të 6-të Botëror në Baku të Azerbajxhanit, ka thënë se shpreson që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në të ardhmen të jenë dukshëm më të mira, derisa ka theksuar nevojën që të kapërcehen të gjitha vështirësitë që kanë pasur këto dy shtete deri tani.

“Serbia dhe Kosova mund të gjejnë gjuhë të përbashkët në të ardhmen, gjuhë të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Ne duam dhe e mbështesim vazhdimin e dialogut të tyre, me përpjekje të përbashkëta, në mënyrë që të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në një të ardhme sa më të afërt”, ka theksuar Meta.

Share:
Reklama juaj