Home KRYESORE Projekti i Teatrit të ri Kombëtar është i vjedhur

Projekti i Teatrit të ri Kombëtar është i vjedhur

0

Kryeministri Edi Rama, të hënën, prezantoi projektin e Teatrit të ri Kombëtar në sallën e ekspozitave të COD, Qendra për Hapje e Dialog në Kryeministri.

Teatri i ri është projektuar nga Grupi Bjarke Ingels (BIG), i cili parë nga rruga ngjan si propozimi i vitit 2011 i studios Forma Architect për Busan Opera House në Korenë e Jugut.

(Projekti i Teatrit të ri Kombëtar, projektuar nga BIG)

(Projekti i Busan Opera House nga Forma Architects, 2011)

Ira Miroshnikova, një nga projektueset kryesore të studios arkitektonike të variantit origjinal, pra, të Busan Opera House ka reaguar të hënën në darkë në rrjetin social Facebook, duke shkruar: Rastësi? Nuk mendoj kështu.

Miroshnikova lë të kuptojë se projekti i prezantuar nga studiot më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë; nuk është gjë tjetër veçse një kopje.

Teatri i ri Kombëtar, të cilin kryeministri Rama e quajti shëmbëlltyrë e ambicies sonë për Shqipërinë, parashikohet të ndërtohet në kuadër të një nisme frymëzuese për një Partneritet Publik-Privat në funksion të kulturës e të zhvillimit ekonomik e social.

Nuk është një teatër me kullë, por nuk do të ishte mëkat të ishte edhe nën kullë. Kur shkojnë njerëzit në Teatër nuk shikojnë kullën, por teatrin”, – tha Rama.

Marrëdhënia mes Bjarke Ingels Group dhe Edi Ramës është e gjatë, ajo daton kur ky i fundit ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe BIG fitoi konkursin për projektin më të mirë të Xhamisë.

Por kësaj radhe studios daneze nuk iu desh të bëhej pjesë e asnjë konkursi, pasi projekti iu dha direkt nga kryeministri, duke mos pranuar asnjë debat publik apo konsultë me zërat e fushës./opinion.al

Share:
Reklama juaj