Home KRYESORE Rëshqet rruga, bllokohet dogana që lidh Shqipërinë me Maqedoninë

Rëshqet rruga, bllokohet dogana që lidh Shqipërinë me Maqedoninë

Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë sjellë probleme në të gjithë vendin. Ka patur edhe rrëshqitje të dherave dhe gurëve. Edhe Dogana e Trebishtit që lidh Shqipërinë me Maqedoninë është bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së rrugës. Rrëshqitja ka ndodhur në pjesën e territorit shqiptar dhe sipas raportimeve rruga është bllokuar në dy kahet. Rruga ka rrëshqitur në rreth 30 m gjatësi.

Share: