Home KRYESORE Shpend Ahmeti dorëhiqet nga Vetëvendosje

Shpend Ahmeti dorëhiqet nga Vetëvendosje

0

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, të mërkurën, ka dhënë dorëheqjen nga Lëvizja Vetëvendosje. Përmes një letre të dërguar mediave, Ahmeti njoftoi dorëheqjen nga të gjitha postet që ka mbajtur në Vetëvendosje.

Ai është shprehur se javët e fundit ka kuptuar shumë gjëra për organizatën, të cilat nuk i ka ditur më parë.

“Javëve të fundit kam kuptuar shumë gjëra për organizatën të cilat nuk i kam ditur më parë. Këto gjëra nuk janë diskutuar me mua. Mirëpo kjo nuk është arsyeja e vendimit tim. Motivi i vendimit tim sot është se arsyeja për të cilën unë kam hyrë në LVV nuk është më”,- shkruan në letrën e Ahmetit.

Sipas tij, mospajtimet kanë dëmtuar frymën dhe rrjedhimisht dhe kauzën e VV-së.

“Mospajtimet kanë dëmtuar frymën, besimin dhe rrjedhimisht edhe kauzën. Nuk besoj më se organizata në gjendjen që është sot është rruga më e shpejtë për ndryshim, së paku jo në përputhje me qëndrimet dhe besimet e mia. Nuk do të mundohem të tregoj se unë e kam mire, e të tjerët e kanë keq”, thuhet më tej në letrën e Ahmetit”- citohet nga letra.

Ai theksoi se kjo qasje dhe kjo mënyrë e zgjidhjes së mospajtimeve nuk përfaqësojnë më atë, por kjo nuk do të thotë se pajtohet me njërin krah ose tjetrin sa i përket të vërtetës për të kaluarën.

“Aspak. Nuk kam qenë pjesë e asnjërës nga temat për të cilat ka ndodhur mospajtimi fillestar. Prandaj nuk e ndjej betejën njëjtë si ata”,- thuhet në letrën e Ahmetit.

Ai ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të kësaj partie në vitet e fundit. Por nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, mediat kosovare, theksuan se ai është rreshtuar në krahun e të pakënaqurve brenda lëvizjes.

Share:
Reklama juaj