Home KRYESORE Shpërthimi në Rrugën e Elbasanit/ Pranga në spital 34 vjeçarit që montonte...

Shpërthimi në Rrugën e Elbasanit/ Pranga në spital 34 vjeçarit që montonte mina

Prokuroria ka prerë fletë-arrestin për 34-vjeçarin Gentian Hoxha i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi një ditë më parë në dyqanin e celularëve.

Dyshohet se ai po montonte mina me celular në servisin e tij, ku aksidentalisht shkatoi edhe shpërthimin dhe mbeti i plagosur.

Dhoma ku është shtruar Hoxha në spitalin e Traumës mbahet e rrethuar me policë. Në dyqanin e tij hetuesit kane gjetur kapsolla dhe sende te tjera te dyshimta./opinion.al

Share: