Home KRYESORE U largua në SHBA, ja çfarë thotë aktori për ‘Portokallinë’

U largua në SHBA, ja çfarë thotë aktori për ‘Portokallinë’

0

Erand Sojli aktualisht po punon për një projekt filmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk e harron “Portokallinë”.

“Vazhdoj ta ndjek Portokallinë, në Amerikë i bie të transmetohet në orar dreke. Mbaj mend kur më zgjodhën Agron Llakaj dhe Altin Basha. Unë nuk i shikoja dot ata që po më dëgjonin, por vetëm dëgjoja të qeshurën e Agron Llakajt”, kujton Erandi.

Aktori i mirënjohur nuk harron edhe njeriun të cilit i takon merita që shqiptarët qeshin çdo të dielë.

“Merita i takon njeriut të madh, Dritan Hoxhës. Me këmbënguljen e tij që ne të ishim më të mirët, duke na plotësuar çdo kusht, edhe mbi nevojat tona, ne u bëmë makina që prodhonim humor në Shqipëri”, deklaroi Erandi.

Share:
Reklama juaj