Home KRYESORE Vlerësim i historisë së Shtetit Shqiptar (jo Shqipërisë) sipas një ekonomisti

Vlerësim i historisë së Shtetit Shqiptar (jo Shqipërisë) sipas një ekonomisti

0

Shqipëria ende nuk ka pasur njëherë një burrë shteti, vlerat dhe karakteri i të cilit të jenë vlerësuar e çmuar siç e ka merituar, sepse qe liberal, në kuptimin e plotë të fjalës.

Liberalizmi e sheh veten të mbërthyer andrallash e kërcënimesh dhe kurrë nuk të vjen në ndihmë për të marrë pushtetin.

Përkundrazi, ata që përqafojnë mendime të tilla, marrin mbi vete rrezikun e humbjes së punës, madje, edhe të jetës.

Ende në politikën shqiptare asnjë politikan nuk e pati guximin dhe kurajën për ta shpallur liberalizmin e tij.

Por, pasi secili të pat kapur majën e ambicieve të veta të pushtetit, për të ruajtur kokën, pat shfaqur njëfarë ngurrimi, për arsye se politikani mund t’a përqafojë filozofinë liberale në fillim të karrierës së tij, si mjet për të kapur pushtetin, nuk ka ndodhur që të shfaqë frymë liberale pasi pat fituar pushtet dhe, rrallë, pat ndodhur që atë frymë liberale ta çonte deri në atë pikë, sa të rrezikonte t’i humbte të gjitha.

Asnjë lider politik shqiptar (në historinë politike shqiptare, përjashtuar Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe Ismail Qemal bej Vlorën, që duke mos e kundërshtuar aspak opozitën, kanë ndjerë kënaqësinë nga opozita, madje, e kanë nxitur atë.

Nuk kemi parë ende që sa herë një lider politik shqiptar ka përgatiture ndonjë plan politik të ri, të shpejtonte t’ua njoftonte dhe shpjegonte kundërshtarëve politikë, natyrisht, jo për të ngjallur admirim, por për të ndezur realisht e me gjithë mend kritikën e tyre.

Shikoni rastin e marrëveshjes së detit Shqipëri – Greqi, si rasti më konkret që nga viti 2009 dhe deri në vitin 2018!

Kjo dëshmon se liderët politikë të pas viteve 90 – të, nuk kanë pasur talent për administrim e qeverisje, nuk kanë qenë të vetëdijshëm edhe për të metat e tyre, si dhe nuk ia kanë dalë të zbulonin ndër kolegë dhe ndër vartës aftësi e veti të veçanta të atilla, që plotësonin punën e tyre.

Kundërshtimi i kritikëve të tyre, i ka mërzitur, ua ka shtuar zellin për urrejtje.

Liderët shqiptarë të viteve 90 – të, menduan dhe ende mendojnë se duhet të lidhin pas vetes elementë të të gjitha degëve të administratës.

Funksionarë dhe nëpunës shtetërorë të të gjitha shtresave dhe rangjeve kanë qenë të lirë të bënin ç’të donin, mjafton që të jepnin prova besnikërie e përkushtimi ndaj liderit përkatës.

Kudo ka pasur, ka dhe mos paste më lloj – lloj shpërdorimesh, kudo korrupsion dhe çorganizim, në dëm të vendit dhe të qytetarëve.

Në periudhën e viteve 90 – të e deri tani, vetëm duke lejuar korrupsionin, liderët politikë shqiptarë kanë mundur t’i mbajnë ministrat “nën kapistër.”.

Kjo gjendje është pasojë e papjekurisë shpirtërore, shoqërore, ekonomike dhe politike e qytetarëve dhe, në radhë të pare, e zvetënimit moral të zyrtarëve, që me kërkesat e tyre të pamenduara ia kanë rënduar jetën dhe zhvillimit të shtetit shqiptar.

Në Shqipëri udhëheqja ka shkarë në duart e familjeve mafioze, që u imponojnë vullnetin e tyre krerëve të politikës dhe pasuesve të tyre në qytete e fshatra.

Shtresa e mesme dhe e lartë e Shqipërisë, me pak përjashtime, që nga mesi i shekullit të 19 – të dhe deri më sot, shpirtërisht dhe shpesh, nuk ka qenë në lartësi, madje, moralisht ka qenë e padenjë për t’i udhëhequr qytetarët.

Të këqijat, popullit shqiptar, plot plagë, i kanë ardhur të gjitha nga përçarja jo vetëm krahinore, por dhe shoqërore, psikologjike, aq e rrezikshme edhe sot.

Brenda vendit, kundërvenie krahinash (tropojanë – skraparllinj, ose tropojanë – tepelenas, e të tjera budallallëqe të tilla të qeverisjeve klanore); brenda krahinës kundërvenie klan me klan, brenda qytetit, kundërvenie familje me familje.

Ashtu siç ndodh në të gjitha vendet, politkisht të vështira, edhe në Shqipëri qeverisjet e dështuara i kanë konsumuar politikanët duke ua çuar, së fundi, në mut popullaritetin.

Këto janë dhe mbeten ato çfarë duhet të shikojë brezi i ri, veçanërisht, ata mentorë që e edukojnë dhe e udhëheqin, shpirtërisht, brezin e ri.

Pjesë e Europës (BE – së) bëhesh vetëm atëherë kur je vetvetja dhe jo kur të tjerët të tërheqin për hunde si ariun e gabelit.

Sa pak vlen çdo individ kur mendon se në varr (dhe në histori) nuk do të marrë me vete pasuri si faraonët, mbretërit, etj, por vetëm disa metra kub dhe dhe turpin që do të gëlojë mbi të.

Prandaj, thuhet: “U qoftë i lehtë dheu ku prehen!”.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: