Home KRYESORE “Mos dil vetëm nga shtëpia, kontrollo kokat e zbarës së makinës”, Saimir...

“Mos dil vetëm nga shtëpia, kontrollo kokat e zbarës së makinës”, Saimir Tahiri merr paralajmërimin shokues në studio (VIDEO)

Gjatë emisionit të djeshëm 360gradë, botuesi i njohur Afred Cako, gjatë një ndërhyrje që ka pasur live në studio ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është ftuar nga moderatori i emisionit, Artur Zheji, që t’i bëjë një pyetje Tahirit.

Por Cako, më shumë sesa t’i drejtojë një pyetje, ka preferuar që t’i japë një këshillë miqësore Tahirit: “Saimir, unë nuk kisha pyetje, vetëm një këshillë: Mendoj që nuk do të bjerë rasti që ti të bësh drejtësi, vetëm një sugjerim kisha. Kur të dalësh, mos dil vetëm dhe kontrollo kokat e zbarës së makinës”.


360grade.al

Share: