Home KRYESORE Basha mbledh aleatët, çfarë do bëjë opozita pas protestës?

Basha mbledh aleatët, çfarë do bëjë opozita pas protestës?

Pasditen e kësaj të diele, kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur aleatët në selinë blu. Mbledhja ka nisur në orën 18:30.

Burimet thane se takimi i Bashës me aleatët zhvillohet për të koordinuar se si do të vazhdojë aksioni opozitar.

Ditën e djeshme opozita e bashkuar zhvilloi protestë ku kërkon ndër të tjera largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi preket nga ligji anti-mafia dhe vëllai i tij Agron Xhafa është i implikuar dhe dënuar për trafik droge.

Kujtojmë se më herët, gjatë ditës së sotme përmes një statusi në Facebook, Basha u shpreh se qëndrimi i opozitës është i pandryshuar dhe i pakompromis se Fatmir Xhafaj duhet të largohet. Ai shkruan se Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn do i rrëzojë e vërteta dhe jo dhuna.

Share: