Home KRYESORE Erion Braçe: Fatmir Xhafën po e sulmon Mafia!

Erion Braçe: Fatmir Xhafën po e sulmon Mafia!

0

Nga Erjon Braçe

Fatmir Xhafa nuk eshte nje mik, koleg ne Kuvend apo ne partine tone.

Fatmir Xhafa është një njeri i ligjit!

Formimin dhe cdo pune, nga fillimi ne fund, e ka te lidhur me ligjin.

Ne me shume se 20 vite qe e njoh, nuk gjej nje rast te vetem ne gjithcka qe arkivoj-ju e dini qe une arkivoj plot qe, dikush, qytetar apo politikan, perfshi dhe politiqen, oral, manual apo dixhital qe, ta kete akuzuar per nje shkelje ligji, vjedhje, grabitje, rryshfet- ne formen me te lehte,

pasurim apo pasuri te paligjshme.

Asnjë, kurrë!

Edhe sot, dje, pardje, para nje viti, dy vitesh, pese vitesh;

Nuk e akuzon kërkush për çfarë ka bërë vetë, shkelje ligji, vjedhje, grabitje, rryshfet, pasurim apo pasuri të paligjshme.

E lidhur kjo me detyren apo detyrat qe ka mbajtur, vendime me firme e me vule, urdhera te tille apo qofte edhe formale leshuar si titullar institucionesh, jo e jo, por as me jeten e tij te perditshme!

Po atehere cfare kane me Fatmir Xhafen?

Kane pare ate foton e vjeter te 1 majit dhe po e sulmojne e gjykojne si enveristet dinin te benin me fisin e faren?

Joooooooooo!

Fatmir Xhafa eshte njeriu qe udhehoqi te gjithe procesin e Reformes ne Drejtesi!

Reforma ne Drejtesi-historike, po shemb themelet e nje sistemi juridik te korruptuar deri ne palce, i cili, duke u hetuar sic Reforma parashikoi, rezulton se ka grumbulluar pasuri te paligjshme duke rrjepur qytetaret e mjere te ketij vendi ne permasa te frikshme.

Shembja e themelit te korruptuar te Drejtesise, po rrezon sistemin e pandeshkueshmerise masive ne kete vend, po ben te prekshem te paprekshmit me pushtet politik dhe ekonomik, ka rrezuar garantet per ta, ju ka prishur qetesine e fituar me mund politik-vendimmarrje per prokurore e gjykates ne Sistem dhe, pare te cilat i kane perdorur per te rehatuar dhe prokuroret e gjykatesit e korruptuar.

Kaq eshte!

Ky eshte qellimi i sulmit!

Mafia kështu sulmon!

Share: