Home KRYESORE Ikën Vlahutin, ja kush pritet të vijë ambasador i BE në Tiranë

Ikën Vlahutin, ja kush pritet të vijë ambasador i BE në Tiranë

Luigi Soreca pritet te zëvëndësojë Romana Vlahutin në krye të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë. Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Koçijançiç, sqaroi se procedura e zëvendësimit është në vijim dhe njoftimi do të jepet pasi të përfundojë.

Luigi Soreca, italiani që pritet të zëvendësojë kroaten Roma Vlahutin, është Drejtor për Sigurinë në institucionin që kontribuon në objektivin e BE-së për të ofruar një nivel të lartë sigurie për qytetarët evropianë. Kjo drejtori është përgjegjëse edhe për zhvillimin e politikave anti-drogë, edhe me ndihmën e EMCDDA.Ai ka qënë në Shqipëri edhe disa vite me parë me rastin e liberalizimit të vizave.

Zëvendësimi i diplomatëve pritet të bëhet në fund të muajit Qershor.

Më herët gjatë ditës së sotme u njoftua dhe largimi i Donald Lu nga Shqipëria.

Në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë sqarohet se të enjten iu dërgua Senatit lista 7 emra, zëvendësime ambasadorësh. Njeriu që drejtoi misionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri do të jetë Ambasador i i Amerikës në Republikën e Kirgistanit.

/Opinion.al

Share: