Home KRYESORE Paloka nga foltorja e Kuvendit: Ka Babale dhe për ministrat e tjerë,...

Paloka nga foltorja e Kuvendit: Ka Babale dhe për ministrat e tjerë, me rradhë do dalin

Edi Paloka ka deklaruar në seancën kuvendore se edhe për ministrat e tjerë ka skandale që do të dalin së shpejti.

“Është Edvin Rama kapoja i mafies dhe krimit në Shqipëri, për këtë arsye janë këta ministra që janë që do të dalin të gjithë, kanë babalet e tyre këta të tjerët, me radhë do dalin e le të thotë pastaj që opozita po pengon integrimin. I kërkojmë shkarko Fatmir Xhafajn e ky ça bën, liron Saimir Tahirin.”

Ai tha se i vetmi hall i Ramës është të mbrojë të vetët. “Ka filluar duke mbrojtur kryetarët e bashkisë që vuri vetë të inkriminuar, vazhdoi me deputetët që vuri vetë, të inkriminuar, sot laku i ka ardhur tek ministrat, të parët janë ministrat e Brendshëm, të tjerët do vazhdojnë më pas, nga Tahiri te Xhafaj. Kjo është e vetmja punë dhe i vetmi hall që ka kryeministri”, tha Paloka më tej.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpreu sërish seancën për gjysmë ore.

Share: