Home Gjeo-Ekonomia Porti i Shëngjinit efektivi per transportin e mallrave. Linje pare nga Ravena.

Porti i Shëngjinit efektivi per transportin e mallrave. Linje pare nga Ravena.

0

Trageti me automjete për transportin e mallrave ka nisur të funksionojë në Portin e Shëngjinit. Linja e parë është vendosur me portin e Ravenas në Itali dhe kjo konsiderohet një lëvizje mjaft e rëndësishme për zhvillimet e mëtejshme në këtë port detar në veri të Shqipërisë. Kamionët e mallrave do të mund të levizin nga Shengjini drejt Italisë dhe anasjelltas dy herë në javë. Arritja e kësaj marrëveshje ka qënë një angazhim maksimal i drejtuesve në këtë port, të cilët shohin kapacitetet e lartë të zhvillimit që aktualisht disponon porti i Shëngjinit.

Drejtori i portit, Ermal Pacaj ka shpjeguar se interesimi i kompanive për të operuar nëpërmjet Shengjinit është i lartë, kjo edhe përshkak të kohës së shkurtër të përpunimit, tarifave dhe shkurtimimit të distancave për operatorët në veri. Sipas tij, përdorimi i portit të Shengjinit për lëvizjen e trajlave me mallra do të ndikojë në ndryshimin e imazhit dhe rritjen e të ardhurave për këtë port.

“Trageti ANA ka filluar shërbimet në Portin e Shëngjinit nga datët 14 për të vijuar sipas një kontratë të nënshkruar tashmë ndërmjet SH.A Porti Detarë SHëngjin dhe Operatorit Tregtarë. Kjo linjë do të operojë në linjën Shëngjin – Ravena dhe anasjalltas dy herë në javë dhe kryesisht do të jetë për mjetet e transportit dhe jo për pasagjerë.

Kjo i jep një impakt shumë pozitiv imazhit të Portit të Shengjinit jo vetëm në planin financiar por edhe duke zgjuar interesin e operatorëve të tjerë të cilët vazhdimisht po interesohen gjithnjë e më shumë të operojnë me Portin e Shengjinit. Porti i Shengjinit pret të zgjerojë kapacitetin e tijë në funksion edhe të një tragteti pasagjerësh i cili do kishte një impakt shumë pozitiv edhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Shengjinit.

Për shkak të proçedurave të thjeshtuara, tarifave konkuruese dhe kohës së shkurtër në përpunim dhe shërbimit që merret nga autoritetet portuale dhe administratat e saj kemi konstatuar me kënaqësi një interes në rritje të operatorëve për të operuar nëpërmjet Shëngjinit dhe ky është një detyrim i yni për të shërbyer akoma më shumë. Vëmëndja e qeverisë ndaj kësaj porte detare në veri të vendit ka qënë maksimale, ndaj edhe projektet mbështetëse për këtë port nuk mungojnë nga kjo qeveri – ka thënë ndër të tjere Drejtori i Portit të Shëngjinit, Ermal Pacaj.”

Trageti për mjetet e transportit i tipit RO-RO ka bërë prekjen e parë në Portin e Shengjinit, ndërsa garantohet vazhdimsia e kësaj linjejeje me synimin për të shtuar këtë fluks si dhe numrin e destinacioneve./Gj.F.

Share: