Home KRYESORE Rama nga samiti i Sofjes. Me të gjithë shtrëngon dorën, përqafimin me...

Rama nga samiti i Sofjes. Me të gjithë shtrëngon dorën, përqafimin me Vuçiç!

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Samitin e Sofjes, ku është takuar me zyrtarë të lartë të shteteve ballkanike. Ai ka postuar një video në Facebook, ku tregon momente afrimiteti dhe dashamirësie me politikan të ndryshëm. Por teksa me të gjithë shtrëngon dorën, nuk e ka kursyer dashurinë për presidentin serb Aleksandër Vuçiç, të cilin nuk ngurron ta përqafojë.

Mesa duket dy liderët kanë krijuar një marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin gjatë takimeve të shpeshta që kanë realizuar vitet e fundit, marrëdhënie kjo të cilën Rama e përmend shpesh si një akt krenarie.

Kujtojmë se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një deklaratë me gazetarët u shpreh se prezenca e Ramës në këtë Samit ishte e panevojshme, dhe se ishte një justifikim për të shmangur përballjen me Opozitën..

Share: