Home KRYESORE Regjistrohen si procedime penale hetimet për akuzat e PD-së ndaj Agron Xhafajt

Regjistrohen si procedime penale hetimet për akuzat e PD-së ndaj Agron Xhafajt

0

Raportohet qe Prokuroria regjistron si procedime penale hetimet për akuzat e PD-së ndaj Agron Xhafajt. Këshilltari për median në organin qendror të akuzës, Denion Ndrenika ka thënë për mediat se procedimi i nisur kryesisht për akuzat e PD po hetohet tek krimet e rënda.

Ndërkohë procedimi i nisur pas kallëzimit të Agron Xhafajt në lidhje me vërtetësinë e përgjimit, po hetohet në Prokurorinë e Tiranës.

Burimet zyrtare thanë se dy prokuroritë po rakordojnë për një hetim të përbashkët dhe pritet që të bëhet bashkimi i procedimeve në një të vetëm me qëllim kryerjen e veprimeve të nevojshme për zbardhjen e ngjarjes.

Share: