Home KRYESORE Taulant Balla, ironi me PD: Piknik me Babalen

Taulant Balla, ironi me PD: Piknik me Babalen

1
0
SHARE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për mediat pas përfundimit tëseancës plenare deklaroi se të thirrësh protestë për babalen, këtë mund ta bëjë vetëm Saliu me Lulin.

Sipas Ballës kjo është derexheja në të cilën ka degraduar PD, por që po mer si një gur të rëndë gjithë opozitën me vete.

Deklarata e plotë e Taulant Ballës:

Keni deklaruar që kokaina e kapur në maminas I takondrejtuesëve të lartë të PD. Kur do ti bëni publike faktet?

Në dallim nga personazhet e SHQUP-it unë i qendroj asaj që kam thënë dhe ndjek me vëmëndje gjithçka do zbulojë Prokuroria në bashkëpunim me organete e tjera ligjzbatuese, qoftë brenda apo jashtë Shqipërisë, me qellim që kjo çështjetë zbardhet, e kur të zbardhet ju do tmë jepni të drejtë mua për gjithçka kam thënë.

Prokuroria komunikon me ju paraprakisht për të dhënë këto informacione?

Nuk kam asnjë lloj komunikimi për këtë çështje me asnjë nga këto organe që ju i referoheni, por dua të them shumë qartë që ajo që kam thënë është një prej arsyeve që e ka bërë këtë opozitë të hyjë në këtë situatë kaq të vështirë për veten e vet, në një ditë kur Kuvendi i Shqipërisë si rrallë herë paraprim një vendim shumë të rëndësishëm, sikurse është vendimi i KE-së për hapjen e negociatave, opozita  bojkoton miratimin e rezolutës, ndërkohë që edhe historia e stisur me babale dhe gazetarë është pjesë e këtij skenari për tu fshehur nga një gjëmë e madhe që e ka zënë PD-në.

Emra keni?

Dallimi ynë me  ata është fakti që tasghmë çështja është në hetim intensiv nga organet ligjzbatuese, çdo detaj  imëtejshmë do të prishte hetimin. Për të të gjitha çështjëet që janë në Prokurori apeli im është që kto çështje të hetohen me intensitet dhe opinioni publik të sqarohet se kush është regjizori babales, kush është babalja e kshu edhe për çështej të tjera të rëndësishme që janë në hetim nga Prokuroria.

Nëse negociatat janë në dorë të politikave reformuese të evropës pse e akuzoni me kaq ngulm opozitën që po pengon hapjen e negociatave?

Ju e dini fare mirë që një prej kritereve të rëndësishme të vlersimit nga institucionet e BE-së dhe vendet antare është dialogu politik konstruktiv.

Prirja e PD-së prej kohësh për tu përshkallëzuar në një debat politik pa kauza dhe pa bazë, i cili dhunon Kuvendin e Shqipërisë, qoftë në seancë plenare, qoftë në sallat e komisioneve e dëmton dialogun politik. ?shtë e gjithë balta made in Shqup që prodhohet në mënyrë të përditshme e që shpërndahen në e-mailet e deputetëve dhe facebooket e kryeministrave të vendeve antare në një moment shumë të rëndësishëm.

Nëse këto Breakin Neës që shpërndahen do të ishin të vërteta nuk do të kisha asnjë lloj rezistimi ndaj kësaj çështjeje. Ato janë të gjitha shpifje të ulta dhe baltë e pandershme që nuk dëmton ne, por Shqipërinë tonë të përbashkët. Pasnesër kanë dhe piknikun përpara kryeministrisë.

Nga do ta ndiqni, ku do të jeni?

Unë jam në llogaridhënie  bashkë me kolegët e mi në qarkun që më ka ngarkuar populli ta përfaqësoj. Sbesoj se d jetë shumë për tu ndjekur, sepse e para është unikale në këto 27 vite që një parti politike thirr protestë për babalen. Këtu janë thirrur protesta për votën e lirë, për skema piramidale, e më pas ka pasur lloj lloj protestash për fakte korruptive të provuara, ndërkohë të thirrësh protestë për babalen, këtë mund ta bëjë vetëm Saliu me Lulin dhe ky është derexheja në të cilën ka degraduar PD, por që po mer si një gur të rëndë gjithë opozitën me vete.

Share: