Home KRYESORE U ironizuan nga Ruçi e Rama, deputeti holandez: Si duket kemi shkelur...

U ironizuan nga Ruçi e Rama, deputeti holandez: Si duket kemi shkelur në diçka…

0

Gazeta me e madhe ne Holande “De Telegraaf” i ka kushtuar nje shkrim deklaratave te fundit te Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit te Kuvendit Gramoz Ruci. Shkrimi shpreh cudine se si kreu i Kuvendit ka kritikuar Holanden, duke folur per rezultatet te fundit ne Eurovizion dhe fushen e futbollit.

Lajmi ne median holandeze
Lajmi ne median holandeze

Shkrimi vazhdon duke pershkruar se si deputetët holandezë kane shqetesim per ndryshimet te fundit ne prokurorine, ne lidhje me çeshtjen e ish-ministrit Tahiri, si dhe pershkrimi i mediave shqiptare per mosekstradimin e vellait te ministrit Xhafaj.

Kjo pasi qeveria holandeze me heret ka thene qe Shqiperia nuk eshte gati te antarsohet ne BE.

Kryetari i delegacionit te grupit parlamentar holandez Malik Azmani, tha per gazeten Telegraaf:  “si duket kemi shkelur tek diçka te ndjeshme ne Shqiperi duke ngritur pyetjet tona, ne i dëgjojmë ata.”

Rama pas takimit me deputetët holandezë

Më vjen për të qeshur kur vijnë delegacione me fakt fajding (fact finding). Vijnë në mëngjes e ikin pasdite për të mbledhur fakte. Më takojnë mua, ca deputetë, takojnë dhe mikun tim të shtrenjtë me të cilin na bashkon, sigurisht në rrugë të ndryshme dashuria për Holandën, Lulzim Bashën, dhe largohen dhe mbledhin fakte. Çfarë lloj faktesh mund të mblidhen brenda gjysmë dite, ndërkohë KE është një ushtri ekspertësh dhe burokratësh të panumërt që hanë fakte, pijnë fakte, flasin fakte, dhe dëgjojnë vetëm fakte.

Ruçi per deputetet holandeze

Nëse një deputet përmend një qytetar shqiptar që ka kryer një akt kriminal në Holandë unë do t’i thosha që ka me dhjetëra qytetarë që në fusha janë simbol edhe për BE edhe për holandezët. Besoj nuk ka tre holandezë që konkurojnë ne Eurovizion, por tre shqiptarë ka. Kjo është një kartë pozitive dhe tre shqiptarë përefaqësojnë Shqipërinë, Italinë dhe Qipron. Shembulli i Tares në Itali është i kërkuar në të gjitha vendet që luhet futboll si drejtori më i suksesshëm sportiv.

Ndonjëri mund të më quajë nostalgjik mua, meqë vij nga sistemi i kaluar. Në atë sistem nuk kishte as drogë, as korrupsion, as prostitucion dhe as kriminalitet. Ne bëmë zgjedhjen tonë, ose të rrëzonim diktaturën dhe Shqipërinë ta hapnim, siç u hap ose duhet të mbanim diktaturën dhe të qëndronim mbyllur pa këto fenomene.

Dhe të gjitha këto fenomene nuk i çuan shqiptarët në Europë, por i gjetën mes europianëve. Dhe gjithë kjo betejë ose kjo luftë duhet fituar bashkërisht. Se do të vazhdoja t’i thoja kolegut holandez që nëse është njollë e zezë mbjellja e hashashit, e vetmja në Shqipëri, fara vjen nga Holanda, teknologjia është në Holandë, tregu është në Holandë se është e ligjëruar dhe unë nuk akuzoj Holandën që është vendi i BE, por kam të drejtën të mos më identifikojnë mua si vend me këto, por të më vlerësojë për përpjekjet që unë bëj dhe rezultatet e arritura si rezultat i zbatimit të ligjit deri tek vetingu për ta përvëluar këtë fenomen negativ për vendin tone.


360grade.al

Share: