Home KRYESORE

Basha: ??Babalja? ishte pa fat, po të kishte njohur Ramën do ishte deputet sot

2
0
SHARE

Basha: Rama nuk ka pse e shan Babalen dhe as e tall se babale thjesht nuk pati fat. Po ta kishte takuar Rama 4 vjet me pare, do ta kishte bere deputete. Frroku, prenga, roshi, ndoka nuk kane gje me shume se Babalja.

Basha: Afera është më e thellë. do të thotë që në 17 të dënuarit në rastin Xhafaj, çuditërisht rasti I Agron Xhafajt është rast I vetëm ku nuk ka patur as urdhër ndërkombëtar arresti. ?shtë I vetmi nga të gjithë që nuk ka pasur urdhër ndërkombëtar arresti dhe kjo sipas analizës tonë dhe dokumenteve që posedojmë vjen për shkak të një ndërhyrje nga pala shqiptare në vitet kur Fatmir Xhafaj ka qënë ministër I Drejtësisë, me gjasë duke pretenduar me marrëveshjen që Fatmir Xhafaj që atëhere ka nënshkruar me palën italiane, që I vëllai me të vërtetë është në Shqipëri por po vuan dënimin në Shqipëri. Ky është një thellim I skandalin që ne me prova dhe fakte, sapo të kemi pasqyrën e plotë të tyre, do ia vëmë në dispozicion edhe medias edhe publikut.

Fevziu:Pra ju pretendoni se kur Xhafaj ishte ministër drejtësie I ka keqinformuar italianët për fatin e vëllait të tij?

Basha: Edhe më keq se kaq. ?shtë përfshirë drejtpërdrejtë, bashkë me persona të tjerë që sot I bëjnë avokaturën e Agron Xhafaj, për të krijuar rrethana ligjore e fallso me qëllim që Agron Xhafaj ti shpëtonte vuajtjes së dënimit. dhe kjo ka ndodhur dhe është fakt.

Fevziu: Ambasadori Italian ka thënë që dënimi I tij nuk ka qënë aq I madh sa të vlente për kërkim.

Basha: Unë nuk merrem deklarata e ambasadorëve por mund të them që të gjithë anëtarët e bandës kanë patur një tjetër fat me letrat për të ekzekutuar vendimet me të njëjtat vepra si Agron Xhafaj.

Share: