Home KRYESORE “Pa një kujtesë të plotë të së kaluarës tragjike, për Shqipërinë do...

“Pa një kujtesë të plotë të së kaluarës tragjike, për Shqipërinë do të jetë më e vështirë edhe ecuria e saj drejt Europës“

Flet Gjon Radovani, ideator i projektit MEMO:

“Nuk është e vërtetë që në diktaturë ishin të gjithë bashkfajtorë dhe bashk-viktima, sepse kush u vra, u torturua, u përdhunua, ishte vetëm një viktimë e regjimit. Duke justifikuar krimet e të kaluarës rrezikohet të justifikohen edhe të bëmat e të tashmes”.

Një komb pa një kujtesë të plotë historike, është para së gjithash një komb që me vështirësi mund të shikojë drejt të ardhmes. Vecanërisht nëse kjo e ardhme konsiston në nevojën për të qënë me të drejta të plota pjesë e Komunitetit Europian. Edhe për këtë lind projekti MEMO”

Ai që flet është Gjon Radovani, arkitekt, kreativ i vlerësuar ne Europë dhe në botë, ish zëvendësminister dhe sot këshilltar i Kombeve të Bashkuara. Nëpërmjet këtij roli ai ka promovuar një projekt që fillimisht kishte disa adesione, ndërsa tani regjistron dhjetëra e dhjetëra pjesëmarrës nga rangjet diplomatike, të shkencës, të arteve dhe të profesioneve, ndërkohë që shumë persona të tjerë kërkojnë të bëhen pjesë e tij. Njerëzit kërkojnë të aderojnë në projekt nga perspektiva për të qënë të paktën një herë “dikush tjetër”

“Ndonjëri i burgosur, i internuar, i torturuar, i mbydhur, ndonjëri që të dashurit e tij nuk mundi ti shihte kurrë më. Sepse ky ka qënë terrori i i një prej diktaturave më ekstremiste ndër ato të ngjyrës komuniste në botë”. Radovani, me një zë serioz dhe të emocionuar flet për mikrofonat e Radio Radicale me gazetarin dhe korrespondentin Artur Nura.

“Shqipëria ka filluar të bëjë llogaritë me të kaluarën shumë vonë dhe në mënyrë shumë parciale. Nuk është rastësi, bile është e menduar, që bota e politikës është involvuar minimalisht në këtë kauzë, ndërsa aderimet kryesore kanë ardhur nga personalitete dhe nga shumë qytetarë normal.”

Qytetarë të cilët duan të dinë të vërtetën, të njëjtën të vërtetë me të cilën vëndet e tjera – europiane dhe jo – të dalur nga realiteti i ankthit totalitar komunist, kanë bërë llogaritë menjëherë, menjëherë pas rënies së murit të Berlinit.

Ish Gjermania Lindore ka hapur arkivat segrete të saj vetëm pak muaj pas rënies së diktaturës. Shqipëria mbas 27 vitesh. Nuk është e mundur! Nuk përjashtohet mundësia që ky kalim historik të ketë pasë lëshime të mëdha, fshehje dhe zhdukje të materialeve dhe dokumentave sensibel. Sigurisht që nuk është kjo mënyra më e mirë për të aspiruar në hyrjen në Bashkimin Europian. Aktiviteti ynë dëshëron të jetë një kontribut edhe për vendimet që do të merren në muajt e ardhshëm”.

Sipas Radovanit, “mëkati origjinal” i Shqipërisë dhe i klasës drejtuese të saj, ka qënë sjellja vetë-shfajësuese, bazuar në tezën se të gjithë kanë qënë bashkfajtorë ose bashkpunëtorë dhe për konseguencë nuk ka pasë asnjë viktimë. Një përrallë e demontuar nga realiteti i mijëra burrave, grave, fëmijëve të internuar, të nënshtruar në tortura dhe dhunë, të dënuar të vdesin në kampet e shfarosjes, të cilat ndokush ka akoma sot guximin ti quajë shtëpi pushimi!”.

Një nismë kurajoze ajo e MEMO, që nis nga një shprehje shumë e bukur të shënjëtores shqiptare, Nënë Terezës së Kalkutës: “Nuk do të kemi paqë, derisa të mos kuptojmë se i përkasim njëri tjetrit”. Dhe ai tjetri është ai që ose nuk është më mes nesh, ose për arësye të moshës, mesatarisht mbi 80 vjec, nuk mundet objektivisht të jetë pjesë aktive e MEMO. Për këtë arësye bashkpunëtorët tanë po punojnë pa pushim për të mbledhë dëshmitë e atyre që janë akoma në jetë, përvec të gjithë dokumentacionit përkatës të viktimave të diktaturës”.

Përbri diplomatëve të rangut të Romana Vlahutin, Ambasadore e BE-së , Donald Lu, ambasador i USA dhe Alberto Cutillo, kryetar i diplomacisë italiane, këtij projekti ju bashkuan artistë, gazetarë, intelektualë dhe studentë, që shënojnë një fakt të vecantë dhe inkurajues. Cdonjëri nga këto personazhe shndërrohet në një tjetër – fëmi, burrë o grua – që ka qënë i burgosur nga regjimi diktatorial ose që nuk ka mundur të shohë më të dashurit e tij.

“Për të arritë në zemrën e gjeneratave të reja, të atyre që duhet të përfaqësojnë të ardhmen e këtij vëndi dhe të dimensionit europian të tij, kemi zgjedhur të procedojmë me tregimet e tragjedive njerëzore të asaj apoke duke përdorë një format të metrazhit të shkurtër prej maksimun dy minuta. Sot kemi arritur në një total prej 120 minutash, në të cilat protagonistët kanë arritur një identifikim të bukur dhe prekës me viktimat”. Radovani përmënd gjithashtu, që ka mundësuar këtë nisëm të mrekullueshme dhe epokale, në rolin aktual të tij si këshilltar i PNUD në inisiativën “Kujtesa si shërim dhe parandalim”.

“Dua të nënvizoj që një lajthitje tjetër e madhe është të thuash, që komunizmi në vëndin tonë ka qënë një gjë e mirë, sepse ka ndaluar krimin, prostitucionin dhe drogën”.

Kjo tendencë për të justifikuar horrorin e pesëdhjetëvjetëve totalitare në Shqipëri është faktori kryesor që pengon projektimin në të ardhmen të këtij kombi, të martirizuar nga krimi më i madh ekzistues, nga privimi i lirisë dhe i jetës për arsye ideologjike. Në këtë mënyrë është e pamundur në ndërhysh mbi të këqijat e aktualitetit, sepse sic është për shëmbull rasti i korrupsionit të shumëkritikuar, përfundohet gjithmonë duke justifikuar gjithshka dhe duke folur mbi të këqijat më të vogla”.

PS.: Intervista është e dëgjueshme në faqen web të Radio Radicale.

Share: