Home KRYESORE Përqafoi këngëtarin, arrestohet gruaja përgjatë performancës

Përqafoi këngëtarin, arrestohet gruaja përgjatë performancës

Një grua në Arabinë Saudite është arrestuar, pasi ka vrapuar në skenë për të përqafuar një këngëtar gjatë koncertit.

Këngëtari në fjalë, Majid al-Mohandis po performonte në një festival në qytetin perëndimor të Taifit.

Videot të cilat po qarkullojnë në internet, tregojnë momentin e përqafimit dhe stafin e sigurisë që po u përpiqte ta ndalonte diçka të tillë.

Kur këta të fundit arritën ta shkëpusin gruan nga këngëtari, ky i fundit ka vazhduar të performojë.

Policia është shprehur për një gazetë saudite dhe për agjencinë e lajmeve “Efe” se një prokuror publik tani do të merret me shqyrtimin e akuzave për ngacmim.

Këto akuza vijnë për shkak të ligjit që ka Arabia Saudite ndaj femrave, të cilave nuk u lejohet të prekin në publik meshkuj që nuk kanë asnjë lidhje.

s.a/dita

Share: